Lajme

Një tjetër rast dhune në familje, arrestohet i dyshuari në Shtime

Autori: Gazeta inFokus 18:38 | 20 March 2022

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot gjatë ditës në Komunën e Shtimes ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje.

Bëhet e ditur se policia posa ka pranuar informacionin lidhur me këtë rast, ka ndërmarr veprimet e nevojshme dhe ka arrestuar personin me inicialet L.V, shkruan lajmi.net.

Tutje, në deklaratë shtohet se personi i arrestuar i kishte shkaktuar në vazhdimësi dhunë psikike bashkëshortes së tij me inicialet A.V.

-Advertisement-

“Stacioni policor në Shtime nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot ,datë 20.03.2022 rreth orës 11:00 ka pranuar një informacion se në rrugën ” 14 Dhjetori” në Shtime është në rast i dhunës në fsmilje.Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme dha ka arrestuar personin me inicialet L.V (M.K) i moshës 32 vjeçar , i cili në vazhdimësi i kishte shkaktuar dhunë psiçike bashkëshortes së tij me inicialet A.V (F/K) e moshës 27 vjeçare. Në lidhje me këtë është njoftuar Qendra për Punë Sociale dhe Mbrojtësi i Viktimave.”, thuhet në njoftimin për media.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Shtime dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera