Sport

Një tjetër mrekulli nga Adidas, topi që do të përdoret në gjysmëfinale dhe finalen e Euro 2024 është i lidhur direkt me dhomën e VAR-it

Autori: Gazeta inFokus 08:53 | 08 July 2024

Kompania Adidas prezantoi topin “Fussballliebe Finale” që do të përdoret në gjysmëfinalet dhe finalet e Kampionatit Evropian Euro 2024 në Gjermani.

Në lidhje me topin “Fussballliebe”, i cili u luajt në rrjedhën e deritanishme të garës, topi për fundin e turneut është ndryshuar vizualisht.

Në dizajnin që u bë për pjesën e parë të Euros, tashmë janë shtuar detaje që plotësojnë detajet e kuqe, ari dhe të zeza që ishin në top si ngjyrat e pritës.

-Advertisement-

Sfondi i bardhë tani është argjend dhe simbolizon ngjyrën e kupës. Vetë ngjyra është bërë dhe testuar posaçërisht në mënyrë që prodhuesi të jetë i sigurt se nuk do të ketë një shkëlqim të papranueshëm në fushë që mund të shqetësojë lojtarët.

“Fussballliebe Finale” përveç pamjes ka ndryshuar edhe në kuptimin teknologjik.

Domethënë, do të ketë teknologji të veçantë që lidhet drejtpërdrejt me dhomën VAR.

Ai do të mbledhë të gjitha të dhënat dhe do t’i dërgojë në dhomën VAR në kohë reale.

Kjo risi, e kombinuar me pozicionin e lojtarit dhe inteligjencën artificiale, do të kontribuojë në përmirësimin e teknologjisë gjysmë-automatike offside, tha Adidas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera