Lajme

Një tjetër aksident në rrugën Prishtinë- Podujevë, tre të lënduar

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 29 July 2022

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Podujevë-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Vranidoll, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçiklete.

“Sot rreth orës 14:00 ne rrugën Prishtinë – Podujevë, saktësisht në fshatin Vranidoll, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një motoçiklete.
Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera