Lajme

Një tërmet i moderuar godet Kaliforninë jugore

Autori: Gazeta inFokus 21:01 | 05 January 2024

Një tërmet i moderuar ka goditur Kaliforninë jugore – me magnitudë paraprake prej 4.1 ballë.

Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së thotë se tërmeti goditi në orën 10:55 të mëngjesit me kohën lokale të premten në veriperëndim të Lytle Creek, në malet në lindje të Los Anxhelosit.

Tërmeti u ndje si një lëkundje e lehtë në qendër të Los Anxhelosit, i cili është rreth 72 kilometra larg nga epiqendra.

-Advertisement-

Nuk kishte raporte të menjëhershme për lëndime ose dëmtime në ndonjë nga ndërtesat ose infrastrukturën e qytetit, tha Departamenti i Zjarrfikësve në Los Angeles, raporton Skynews, transmeton Klan Kosova.

Në lindje të kontesë së Los Anxhelosit, autoritetet zjarrfikëse të kontesë San Bernardino thanë se deri më tani nuk kanë marrë raporte për dëme apo thirrje shërbimi.

Sipas sizmologes veterane Lucy Jones, tërmeti ndodhi në kalimin e Cajonit, ku shkrirjet San Andrea dhe San Jacinto bashkohen.

Një tërmet me magnitudë 5.2 goditi afër të njëjtin vend në vitin 1970, shtoi ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera