Lajme

Një tërmet 7.3 ballë Rihter dridh Zelandën e Re

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 04 March 2021

Zelanda e Re është dridhur nga një tërmet i fuqishëm 7.3 ballë Rihter, duke ndezur alarmet për një cunami të mundshëm, kanë njoftuar mediumet zelandeze.

Zelandezëve që janë në brigjet e Ishullit Verior iu është thënë të largohen në vende më të larta, nëse kanë ndjerë një dridhje të gjatë e të fuqishme.

Valët e cunamit janë të mundshme në një rreze deri 290 kilometra nga epiqendra e tërmetit, a njoftuar Qendra për Paralajmërime të Cunamive në Paqësor.

-Advertisement-

Tërmeti raportohet të ketë ndodhur rreth 177 kilometra nga qyteti Gisborne.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera