Lifestyle

Një surprizë për zonjat, zgjidh një varëse dhe zbulo se çfarë gruaje je!

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 14 September 2019

Varëset shpesh janë një prej aksesorëve më të pëlqyer të femrave. Madje, në asnjë rast nuk ka kuptim festa, apo çdo takim tjetër, nëse nuk mban në qafë apo në dorë një varëse.

Por, fotoja që përcjell këtë shkrim përmban 6 lloje varësesh. Zgjidh atë që të pëlqen më shumë dhe zbulo çfarë lloj gruaje je.

Nëse zgjodhe varësen numër një, je shumë femërore, të pëlqen të vishesh shkëlqyeshëm dhe të krihesh bukur. I kushton rëndësi shëndetit trupor dhe nuk kursehesh në kremra dhe maska bukurie.

-Advertisement-

Nëse zgjodhe varësen numër dy emocionet e tua janë njësoj me inteligjencën që ke. Çdo moment i jetës tënde ka një vlerë dhe çdo eksperiencë është ndryshe nga të tjerat. Je në gjendje të përballosh vështirësitë me kokën lart.

Nëse zgjodhe varësen numër tre ti zgjedh minimalizmin dhe detajet e rëndësishme. Si në stilin e të veshurit edhe në mënyrën e të jetuarit, nuk e do sipërfaqësoren. Je njeri i gëzuar, aktiv dhe gjithnjë në lëvizje. Je grua e pjekur që jeton pa paragjykime.

Nëse zgjodhe varësen numër katër je një zanë! Të pëlqen të krijosh, të nxjerrësh diçka nga veshjet. Kërkon dashurinë që ende nuk po vjen. Për ty familja është gjëja më e rëndësishme.

Nëse zgjodhe varësen numër 5 ke karakter të fortë dhe nerva çeliku. Mendja jote është shumë e hapur dhe e gatshme për të mësuar gjithnjë gjëra të reja. Në marrëdhënie je shumë kërkuese dhe i përzgjedh me kujdes njerëzit që frekuenton.

Nëse zgjodhe varësen numër 6 shpirti yt është i mbushur me gëzim, luks dhe shkëlqim. Ndonjëherë vishesh në mënyrë shumë ekstravagante. Lëri ndjenjat e tua të dalin në pah, pa menduar shumë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera