Lajme

Një sulm i rrufeshëm në veri për spastrim nga grupet kriminale të Serbisë!

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 17 April 2022

Ditë të vështira po vijnë sërish. Në njërën anë kriza e shkaktuar nga pushtimi rus në Ukrainë, dhe beteja ekonomike e Perëndimit me Putinin, për ta thyer dhe mundur jashtë frontit të luftës, duke e kthyer në një kufomë ekonomike perandorinë ruse.

Derisa çmimet vazhdojnë të rriten shqetësueshëm, Serbia duke i pasur nën kontroll bandat kriminale serbe, të cilat kanë bashkëpunim edhe me një pjesë të krimit ekonomik në Kosovë, ka filluar luftën speciale ndaj Kosovës.

-Advertisement-

Sulmet e vazhdueshme nuk janë dëshmi për veprime thjesht të grupeve kriminale, por për një organizim, planifikim, udhëheqje, dhe veprim sistematik, që mund ta kryejnë vetëm persona të specializuar në kuadër të një sistemi represiv, njësive speciale të policisë apo të ushtrisë.

Pra, grupet kriminale dhe brenda tyre me zyrtarë ushtarakë dhe policorë, ekspert për luftëra speciale, nën urdhrat e Serbisë, po kryejnë sulme të pandërprera në brendësi të territorit të Kosovës, dhe sipas burimeve shtetërore edhe nga territori i Serbisë.

Përkrahja për spastrim të krimit

Shenjë e mirë ishte kësaj here, që patëm reagime pozitive përveç nga prania e fuqishme ndërkombëtare në Kosovë, edhe nga Shqipëria, e cila po ashtu kërkoi ndaljen e këtyre sulmeve dhe kapjen e autorëve për t’i nxjerrë para drejtësisë.

Ky mesazh ndërkombëtar dhe i vonuar nga Shqipëria, duhet të respektohet sa më shpejt, dhe që shteti të dëshmojë zotësinë e tij për sovranitet tokësor dhe integritet.

Kapja e autorëve dhe organizatorëve të këtyre sulmeve sistematike ndaj institucioneve të Kosovës është ballafaqim me sistemin e sigurisë serbe, të inteligjencës, ushtrisë dhe policisë, përderisa argumentuam se Serbia qëndron pas këtij organizimi.

Prandaj, nevojitet përgatitja e një plani operativ të jashtëzakonshëm, AKI-FSK-Polici, dhe me ndihmën e strukturave të caktuara ndërkombëtare, që të vihet në veprim.

Një sulm i rrufeshëm i sigurisë, sipas vlerësimit paraprak, mund të çojë në kapjen e një numri të mjaftueshëm pjesëmarrësish në krim, të cilët jo vetëm se duhet të dënohen, por edhe nëpërmjet tyre të argumentohet përfshirja e Serbisë në luftën speciale në Kosovë, duke cenuar hapur rendin tonë kushtetues!

Dështimi i krijimit të ‘botës ruse’

Shpresat janë që Rusia me një intensifikim sanksionesh mund të përfundojë e përmbytur nga dështimi ekonomik, që ushtria ruse në mungesë të zinxhirit të furnizimeve, në mungesë të pagesave për sektorin publik, dhe në mungesë të buxhetit të shtetit të falimentojë si qeveri, dhe këtu të nis shkatërrimi i madh i Rusisë.

Nga qëllimi ‘revolucionar’ rus, të kthehet në implodim, – shpërthim të brendshëm, që një pjesë janë të prirur, dhe zakonisht e quanin në komunizëm, kundërrevolucion!

Sipas ekspertit shqiptar, ish-bankier Emanuel Bajra, dështimi ekonomik i Rusisë mund të ndodhë, pas paralajmërimit të “Oxford Economics”. “Falimentimi i Rusisë do të jetë shumë i rëndë si proces socio-ekonomik dhe shumë traumatik për këtë vend. Gjasat janë që FED-i amerikan do ti konfiskojë të gjitha asetet e bankës qendrore ruse në muajt në vazhdim duke mos i lejuar kësaj të fundit as mundësi të indeksimit fizik të arit si rezervë shtetërore”.

Pra, përveç nga humbjet në luftë, si pasojë e sanksioneve fatale ekonomik, kërcënimet e Putinit për disa vende, si ai i fundit për Suedinë dhe Finlandën, se nëse ato anëtarësohen në NATO, do t’i vendos armët bërthamore në raketat hipersonike dhe ato Iskander në detin Baltik, do të mbesin vetëm në letër.

Në këtë mënyrë përfundon përpjekja e fundit për krijimin e botës ruse, që pritet të çojë pashmangshëm në shpërbërjen e re të Rusisë, pas asaj të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik.

Fundi i ëndrrës për ‘botën serbe’

Ky lloj përfundimi i jep fund edhe përpjekjeve serbe për ta krijuar ‘botën serbe’. Dhe pas këtij fundit parashohim një fillim të ri, një ngjarje që duhet të vazhdojë siç thotë eksperti austriak Gunther Fehlinger Serbia duhet të shndërrohet në tri njësi federale, Vojvodina, Sanxhaku dhe Pçinji, ku shqiptarët dhe minoritetet tjera do t’i gëzojnë të drejtat si pakicat në Austri.

Unë mendoj, se duhet të krijohen më shumë se tri njësi federale, pasi një njësi duhet t’i takoj një qendre vllahe, si Bori p,sh.

Dhe kjo ngjarje do t’i jepte kuptim përmbylljes së një shteti dhe një nacionalizmi të rrejshëm shumë shekullor, që pat pasoja tragjike për popujt tjerë fqinjë, veçanërisht për shqiptarët!

Pra, Europa dhe civilizimi perëndimor mund të ndihen të plotë dhe të shëruar vetëm nëse përfundimisht asimilohen dy pseudocivilizime, patogjene, ai serb në mes të Europës dhe ai rus, në periferi të saj, dhe në pjesën më të madhe të Azisë për ta vazhduar më tej./botasot.info/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera