Lajme

Një shtetase e huaj dyshohet se u dhụnụa në një hotel nga një burrë në Graçanicë

Autori: Gazeta inFokus 10:27 | 29 August 2024

Një grua, shtetase e huaj dyshohet është dhunuar nga një burrë në një hotel në Graçanicë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas raportit 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se i dyshuari është arrestuar.

“Më 28.08.2024 viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se në një hotel është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Derisa ndaj të dyshuarit kanë nisur hetimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.

/Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera