Lajme

Një shembull i mirë në arsim: Këshilli Drejtues zëvendëson institucionet në shkollën “Faik Konica”

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 13 May 2022

Institucionet e vendit janë kritikuar vazhdimisht për mosveprim në drejtimin e përmirësimit të kushteve të shkollave në Kosovë. Por, kritikë më të veçantë se kaq nuk kanë marrë ndonjëherë.

Këshilli Drejtues i Shkollës “Faik Konica”, i drejtuar nga prindi Kushtrim Demiri, ka marrë iniciativën për shndërrimin e plotë të shkollës duke bërë një punë që ka prekur çdo cep të shkollës.

Nga banjot te salla e edukatës fizike, nga klasat te këndet e leximit, gjithçka është kryer me ndihmën e donatorëve.

-Advertisement-

Donatorët, që përndryshe janë partnerët e biznesit të kryetarit Demiri, kanë ndihmuar me investime direkte në shkollë pasi nuk është kërkuar ndihmë financiare nga asnjëri prej tyre për të menjanuar çdo keqkuptim.

Për këtë iniciativë transparente e model, KDSH ka prezantuar dokumentarin “Transformimi i shkollës Faik Konica” të bërë për të dokumentuar çdo ndryshim brenda shkollës.

Dokumentarin mund shikoni KËTU

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera