Lajme

Një qytetari në veri i dëmtojnë veturën edhe i vendosin mbishkrimin “UÇK”

Autori: Gazeta inFokus 09:34 | 17 April 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit” që ka ndodhur në veri të Mitrovicës, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, ankuesi ka informuar se disa persona të panjohur i kishin dëmtuar veturën duke i lënë një mbishkrim “UÇK”.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka informuar se nga persona të pa njohur i është dëmtuar vetura e tij, dhe i kishin lënë në veturë një mbishkrim “UÇK”, sipas ankuesit edhe një mbishkrim të njëjti i kishin vendosur në hyrje të ndërtesës së tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

-Advertisement-

Rasti është duke u hetuar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera