Lajme

Një qytetare e Prishtinës e bën për “pesë pare” Shpend Ahmetin: Qeverisja jote na maltretoi çnjerëzisht

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 11 June 2017
Pas statuseve të Shpend Ahmetit, me të cilët ai është munduar t’i referohet drejtësisë sociale, ka reaguar ashpër një qytetare e Prishtinës, e cila ka treguar diçka shumë të ultë që ka bërë qeverisja e Ahmetit.
Granita Selimaj ka treguar një përvojë të hidhur me nënën e saj të sëmur me kancer, punëtore e Komunës së Prishtinës afër 40 vjet, e cila ishte maltretuar në mënyrë çnjerëzore nga qeverisja e Ahmetit, duke mos i besuar se është me kancer.

“Si bijë e një nëne të prekur me kancer, e kam të pamundur të mos reagoj, pas nje statusi të Shpend Ahmetit.

Nëna ime ishte e punësuar në Komunën e Prishtinës, tash 38 vite, ishte ndër punëtoret më të vjetra e të zellshme.

Me ardhjen e Shpend Ahmetit në krye të Prishtinës, historia e nënës sime dhe e jona si familjarë, ishte e trishtë. Perveç sëmundjes së pamëshirshme, nënës sime iu bënë maltretime nga më c’njerezoret.

-Advertisement-

Me “arsyetimin” se po mungon në punë, i vunë pas kamera të televizioneve tona në mënyrë që të bindeshin që nëna është vërtetë e semurë ngase nuk i besuan, vendosën ta largonin nga puna pas 38 vitesh kontribut.

E indinjuar, kërkova vazhdimisht takim me Sh. Ahmetin, mirëpo ai asjëhere nuk më pranoi në takim. Me ndihmën e një njeriu nënës iu mundësua së paku pushim pa pagesë.

E tërë kjo situatë në një periudhë shumë të shkurtër, ka ndikuar në përkeqësim të gjendjës shëndetesore të saj ku tashmë vazhdon trajtimin ndaj sëmundjes.

Prandaj, pyes z. Shpend Ahmetin:

Si ka mundësi që të ju besojmë votën tonë, kur keni qenë në gjendje, pa marrë argumentet e duhura, të maltretoni deri në atë masë, një grua, një nënë që në vend të përqmimit e injorancës, ka pasur nevojë për kujdes dhe zgjatje dore!!!.

Nëna ime ka merituar një jetë më të mirë z. Kryetar!

Ka merituar dinjitet!

Ka merituar vendin e saj të punës që i ka takuar tashmë 38 vite!

E ju i nderuar Kryetar ja ndaluat dhe ja cënuat këtë të drejt!”, ka shkruar Selimaj.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera