Rozë

Një puthje e nxehtë e Monica Belluccit në hapjen e Festivalit në Kanë (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 18 May 2017

Monica Bellucci ka realizuar mbrëmë një hapje glamuroze të Festivalit të Filmit në Kanë.

Komediani Alex Lutz, bashkëmoderator i natës, bashkë me aktoren në një moment janë puthur me pasion gjatë prezantimit në ceremoni.

Bellucci ka treguar se është përgatitur shumë për këtë ceremoni por ka gjëra që i janë lënë spontanitetit. Pas puthjes, ajo ka ecur drejt jurisë ku ka përshendetur të gjitha anëtarët- duke nisur me regjisorin Pedro Almodovar.


Kur është pyetur për bukurinë e saj, ajo thotë se nuk pi cigare, pi ndonjë gotë verë dhe nuk zgjohet në ora gjashtë të mëngjesit për të shkuar në fitnes, siç bëjnë shoqet e saja.

-Advertisement-

Ceremonia e hapjes së edicionit të 70-të të Festivalit të Filmit në Kanë dje është ndjekur nga miliona njerëz në mbarë botën. Filmi që ka hapur festivalin ishte ‘Ismaels Ghost’ nga Arnaud Desplechin. / KultPlus.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International

Të tjera