Lajme

Një punëtor me Covid-19, mbyllen zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 15 October 2020

Inspektorati i Komunës së Malishevës, ka mbyllur përkohësisht zyrat e Entit të Punësimit në Malishevë.

Kjo për arsye se një zyrtar i këtij institucioni, ditë më parë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Zyrat e Entit të Punësimit, janë mbyllur me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, si pasojë e situatës emergjente shëndetësore, për shkak të pandemisë së Covid-19”, thuhet në njoftmin e Komunës së Malishevës.

-Advertisement-

Mbyllja e zyrave është bërë në kuadër të zbatimit të masave anti COVID.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera