Lajme

Një profesor i huaj po aplikon një metodë të re të operacioneve në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 14:35 | 01 March 2019

Në Qendrën Klinike Universitare është duke qëndruar doktori Diego Gonzalez Rivas, i cili po aplikon metodën më të re të operimeve me një portë, një ndërhyrje në kraharor te resekcionet pulmonare për sëmundjet kirurgjike të mushkërive.

Ai po viziton Kosovën, si pjesë e një turi disa ditorë në vendet e Ballkanit Perëndimorë, dhe në kuadër të programit të avancuar Uniportal Port, bashkë me ekipin mjekësor nga Klinika e Kirurgjisë Torokale, do  të kryejnë sot tre operime.

Duke folur për metodën e operimit Wats Uniportal, Rivas ka theksuar se kjo ndërhyrje kirurgjike shoqërohet me pak dhimbje dhe pacienti kurohet shumë shpejt.

-Advertisement-

“Ne do të bëjmë një operim me një vrimë të vogël, meterokoskop, do të bëjmë një lob të  poshtëm të majtë dhe një lob lart në të djathtë , i cili  shkakton shumë pak gjakderdhje, shumë pak dhimbje dhe pacienti shumë shpejt shërohet e lirohet në shtëpi”, ka thënë doktori Rivas.

Aplikimi i kësaj metode ka për synim që ta ngritë standardin profesional të punës në klinikat e QKUK-së, respektivisht që kirurgët e Kirurgjisë Torokale të zotërojnë procedurat më moderne të trajtimit të sëmundjeve kirurgjike.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torokale, Saudin Maliqi, tha se ardhja e Diego Gonzalez Rivas në Kosovë është historike për Qendrën Klinike Universitare.

“Ardhja e tyre është moment historik për ne, është një ndodhi shumë e madhe. Ardhja e këtij ekipi është e aranzhuar dhe ne kemi aplikuar para një viti. Kemi bërë shumë përpjekje për ta sjell atë në Kosovë”, ka thënë drejtori Maliqi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera