Lajme

Një polic hetues e dy ekspertë dëshmojnë në rastin e vrasjes së Donjeta Pajazitajt

Autori: Gazeta inFokus 06:59 | 26 Shkurt 2018

Gjykimi për vrasjen e Donjeta Pajazitajt nga Strellci i Deçanit do vazhdojë nesër në Gjykatën e Pejës.

Vrasja e Donjeta Pajazitajt dy vite me parë tronditi opinionin publik, ndërsa për ketë rast po gjykohet si i akuzuar kushëriri i saj, Naser Pajazitaj.

Ky i fundit ishte deklaruar i pafajshëm për vrasjen e Donjetës, kurse Prokuroria sipas aktakuzës pretendon se dorasi i është Naser Pajazitaj.

Deri me tani në këtë gjykim janë dëgjuar disa dëshmitarë, ndërsa rasti po shkon drejt fundit.

-Advertisement-

Një polic hetues dhe dy ekspertë (njëri ekspert nga Mjekësia Ligjore dhe mikrobiologjia) pritet të dëgjohen si dëshmitarë nesër.

Donjeta Pajazitaj disa javë ishte shpallur e zhdukur derisa u gjet e vrarë në bjeshkët e Strellcit të Deçanit.

Për vrasjen e Donjetës dhe zbardhjen e këtij rasti disa herë u organizuan protesta dhe marshe paqësore.

 

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy