Lajme

Një plumb qorr bie në një banesë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 22 June 2023

Nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 04:00 një plumb qorr ka shpuar dritaren e një banese në rrugën “Lidhja e Pejës”, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin një qytetar i cili po ashtu ka dërguar edhe fotografi të plumbit si dhe të dritares së banesës së tij.

Gjithashtu edhe Policia e Kosovës e ka konfirmuar se ka pasur të shtëna me armë në këtë pjesë të Prishtinës, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

-Advertisement-

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, i plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në  rrugën ” Lidhja e Pejës në Prishtinë.

Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

Bazuar në të dhënat fillestare  dyshohet se me armë zjarri është plagosur një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Tutje sipas saj, hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për identifikimin dhe arrestimin e personit/ personave të dyshuar si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera