Lajme

Një pjesë të Bregut të Diellit ende pa rrymë, ekipet i viziton zëvendëskryeministri Tahiri

Autori: Gazeta inFokus 22:18 | 21 November 2020

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka vizituar punëtorët e KOSTT-it dhe KEDS-it, në lagjen e Bregu i Diellit në Prishtinë, të cilët janë duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në kohën më të shpejtë të mundshme.

Tahiri është njoftuar nga ekipet atje që shumicës së Bregut të Diellit i është kthyer një pjesë e furnizimit me energji elektrike, derisa po punohet maksimalisht që t’u kthehet edhe pjesës së mbetur.

“Në terren, ekipet teknike ishin duke punuar në mënyrë që furnizimi me energji të kthehet sa më parë”, ka shkruar ai në Facebook.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera