Lajme

Një pjesë e Prizrenit sot nuk do të ketë ujë

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 19 November 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, në Prizren ka njoftuar se disa lagje do të mbesin sot pa ujë.

Sipas njoftimit, lagjet që do të mbesin pa ujë janë: Lagjja „Ralin“, Lagjja „Lakuriq“, Lagjja „Ortakoll“, Lagjja „Bajram Curri“, Lagjja „Arbanë“, Lagjja „Jeta e Re“, Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“, Rruga „Edit Durham“ dhe Rruga „Fahredin Hoti“.

Njoftimi i plotë:

-Advertisement-

Njoftim për ndërprerje të furnizimit me ujë në disa lagje të Prizrenit

K.R.U.“HIDROREGJIONI JUGOR“ PRIZREN njofton konsumatorët se me datë 20.11.2021 prej ores 07:00-19:00 për shkak të punimeve nga ana e operatorit ekonomik “Xerxa” në gypin transportues fi 400 mm, projekt i financuar nga Komuna e Prizrenit ku do të bëhet ndërrimi i ventilave kryesor në tri lokacione: “Salajdin Braha”, “Ardian Zurnaxhiu” dhe “Hadi Katarnxhiu”, pa furnizim të rregullt me ujë do të mbesin këto lagje:

• Lagjja „Ralin“,

• Lagjja „Lakuriq“,

• Lagjja „Ortakoll“,

• Lagjja „Bajram Curri“,

• Lagjja „Arbanë“,

• Lagjja „Jeta e Re“,

• Një pjesë e lagjes „Bazhderhane“,

• Rruga „Edit Durham“ dhe

• Rruga „Fahredin Hoti“.

Me sanimin e defektit, do të rikthehet edhe furnizimi i rregullt me ujë në këto lagje.

Ju falenderojmë për mirëkuptim!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera