Lajme

Një pjesë e Prishtinës pa rrymë, KEDS del me njoftim

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 25 April 2023

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se linja 110/10 kV në nënstacionin Prishtina 6 aktualisht është jashtë funksionit.

Si rezultat i kësaj, KEDS thotë se një numër i caktuar i konsumatorëve në kryeqytet ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.

“Ekipet e KEDS-it ndodhen në vendin e ngjarjes dhe presim që brenda pak kohe furnizimi me energji elektrike do të rikthehet”- bëhet e ditur në njoftimin e KEDS-it.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera