Lajme

Një pjesë e policëve dhe zjarrëfikësve në veri të Kosovës e festuan në detyrë ndërrimin e motmoteve

Autori: Gazeta inFokus 00:20 | 01 January 2025

Ndonëse në detyrë, pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe zjarrëfikësve të Mitrovicës së Veriut, kanë gjetur pak kohë për të festuar vitin e ri.

Ata i ka vizituar kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i cili i ka falënderuar për reagimin e shpejtë në situate emergjente.

Ky është shkrimi i plotë i kryetarit Erden Atiq:

-Advertisement-

Pata nderin të vizitoj Policinë e Kosovës dhe Shërbimin e Zjarrfikësve të Mitrovicës Veriore, për të shprehur falënderimet e mia të sinqerta për angazhimin dhe dedikimin e tyre të jashtëzakonshëm, sidomos gjatë periudhës festive.

Puna e tyre, e cila kontribuon në ruajtjen e rendit dhe sigurisë, si dhe reagimi i shpejtë në situata emergjente, janë thelbësore për mirëqenien e qytetarëve tanë.

Uroj që viti 2025 t’ju sjellë shëndet, forcë dhe suksese në çdo detyrë që ndërmerrni.

Gëzuar Vitin e Ri!

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera