Lajme

Një pjesë e Pejës mbetet pa ujë deri nesër, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 21:13 | 10 June 2021

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Hidrodrini’ në Pejë, ka bërë të ditur se ka rrëshqitur dheu tek Gjimnazi ‘Bedri Pejani’ respektivisht aty ku po ndërtohet objekti i ri shkollor.

Kjo ka çuar në avari të sistemit furnizues me ujë duke bërë që pjesë të mëdha të Pejës të mbeten pa ujë të pijshëm, deri nesër, pasdite vonë.

“AVARI tek Gjimnazi ‘Bedri Pejani’-Pjesë të mëdha të Pejës kanë mbetur pa furnizim me ujë. Pasojë e rrëshqitjes së dheut tek Gjimnazi ‘Bedri Pejani’, saktësisht në lokacionin ku po ndërtohet një objekt i ri shkollor, është dëmtuar rëndë Gypi kryesor furnizues DN 200, gjegjësisht të njejtin gyp e ka bartur dheu”.

-Advertisement-

“Rezultat i kësaj problematike, pjesë të mëdha të Pejës, përfshirë BT ‘Maja e Zezë’, BT ‘Jarina’, BT ‘Asllan Çeshme’, dhe BT ‘Xhemjal Kada’ kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm”.

Tutje theksohet se ekipet e KRU ‘Hidrodrini’ i janë përgjigjur menjëherë vendit të ngjarjes, mirëpo meqë problemi është tejet serioz, furnizimi nuk pritet të kthehet deri nesër (e premtë) pasdite vonë”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera