Lajme

Një pjesë e kryeqytetit pa energji elektrike

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 08 December 2017

Lagjet që ndodhen në veri-perëndim të kryeqytetit, nga ora 4 e 30 e mëngjesit kanë mbetur pa energji elektrike.

Banorët po ankohen që kanë mbetur pa energji për më shumë se gjashtë orë, në kohën kur në Kosovë po mbizotëron mot i ftohtë.

Këtë ndërprerje e ka sqaruar për Indeksonline, zëdhënësja e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSTT), Zana Bajrami-Rama.

-Advertisement-

Ajo ka thënë se ndërprerja e energjisë ka ndodhur për shkak të një lidhje të shkurtër në një transformator të rrymës.

“Sot me 8 dhjetor 2017, në ora 04:25 ka ndodhur një lidhje e shkurtë në fushën e transformatorit TR 1 në Nënstacionin 110/35/10 kv Prishtina 1, gjë që ka ndikuar në dëmtimin e fushës së transformatorit. Si pasojë e kësaj, konsumatorët që furnizohen nga ana 10 kV e TR 1 kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike, ndërsa ana 35 kV është kthyer në furnizim pas 90 minutave”, ka thënë Bajrami-Rama.

Sipas saj, ekipet janë duke punuar në këtë drejtim, në mënyrë që të kthejnë furnizimin me energji në kryeqytet.

“Ekipet e mirëmbajtjes të KOSTT sh.a dhe KEDS bashkërisht kanë dalë në terren dhe po punohet intenzivisht për sanimin e gjendjes. Një pjesë e konsumatorëve të anës 10 kV pritet që të kyçen së shpejti, ndërsa pjesa tjetër gjatë pasdites së sotme”, ka përfunduar Bajrami-Rama.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera