Lajme

Një pjesë e Fushë Kosovës në terr, kjo është arsyeja

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 13 November 2019

Nga orët e paradites e dites se mërkure një pjesë e Fushë Kosovës ka qëndruar në terr, për shkak të mungesë së rrymës.

E mungesa e rrymës për 4 mijë konsumator ka ardhur pasi që ujësjellësi ka dëmtuar kabllot e rrymës, shkruan Gazeta inFokus.

Kështu ka thënë për Gazetën inFokus, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

-Advertisement-

Sipas Buzhelës tani 700 konsumator nuk kanë rrymë por atyre do të ju kthehet rryma pasi që problemi është rregulluar.

“Sot para mesditës ujësjellësi e ka dëmtuar kabllon tonë  duke ba punime të veta. Prej orës 11 një pjesë e Fushë Kosovës nuk ka patuar rryme. Fillimisht kanë qenë  4 mijë konsumator, tani e kemi rregulluar prishjen edhe tash  janë 700 konsumator të cilët edhe ashtu është duke ju kthyer energjia pasi që është rregulluar përfundimisht prishja”, ka thënë Buzhala për Gazetën inFokus.

 

Sipas tij  problemi është rregulluar mirëpo për shkak të mbingarkesë kyçja do të bëhet gradualisht.

“Tash kemi problem të kyçjes pasi që kemi mbingarkesa të mëdha ja, na jemi duke ndërtuar linjën e re por aktualisht kemi mbingarkesë  dhe po është problem me kyç në sistem , por duhet gradualisht pasi që po paraqiten mbingarkesa nuk përballon rrjeti” ka deklaruar ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera