Lajme

Një person theret me thikë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 03 January 2022

Një përleshje mes disa personave ka përfunduar me therrje thike, me ç’rast një person ka marrë lëndime nga thika dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ngjarja ka ndodhur te rrethi afër komunës së vjetër në Prishtinë, ndërsa janë arrestuar dy të dyshuar për këtë rast, shkruan Gazeta Infokus.

Ndërkohë që hetuesit policor tashmë kanë filluar hetimet në zbardhjen e plotë të rrethanave që quan në këtë përleshje.

-Advertisement-

“Sot rreth orës 11 :30, patrulla policore ka hasë në një përleshje fizike e cila ka ndodhë në afërsi të rrethit te ndërtesa e vjetër e Komunës së Prishtinës. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është plagosur një person. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Policia ka arrestuar dy persona të dyshuar, ndërkohë që hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, ka deklaruar Ahmeti./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera