Lajme

Një person theret me thikë në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 10:14 | 22 May 2018

Një person është therur me thikë mbrëmë rreth orës 22:00 në rrugën ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Sipas Policisë së Kosovës viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Infokusi.com.

Në raportin e Policisë thuhet se i dyshuari është arrestuar ndërsa me urdhër të prokurorit është liruar.

-Advertisement-

Rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

‘Rr. “Zahir Pajaziti”, Podujevë 21.05.2018 – 21:47. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull K-shqiptar, pasi që i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull K-shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera