Lajme

Një person theret me thikë në Kaçanik, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë

Autori: Gazeta inFokus 09:50 | 16 October 2021

Një person është therë me thikë në rrugën Vëllezërit Qaka, në Kaçanik, të premten rreth 20:30, shkruan Gazeta Infokus.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Sipas policisë nuk dihet motivet se përse ka ndodhur rasti.

-Advertisement-

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera