Lajme

Një person tentoi të korruptoi Policinë me 5 euro

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 22 January 2020

Me 5 euro një person nga Shqipëria ka tentuar të korruptoi Policin e Kosovës derisa po kontrollonin dokumentet personale të tij.

Kështu ka bërë të ditur Polica e Kosovës përmes raportit 24-orësh, shkruan Gazeta inFokus.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë u ka ofruar zyrtarëve policorë një bankënotë prej 5 €, derisa i kontrollonin dokumentet personale të tij dhe të automjetit”, thuhet në njoftimin e PK’së.

-Advertisement-

Sipas këtij njoftimi i njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera