Lajme

Një person sulmohet me mjet të mprehtë në Drenas

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 02 Gusht 2023

Të martën rreth orës 19:00, një person është sulmuar me një mjet të mprehtë në Drenas.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Gllogoc 01.08.2023 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Përveç lëndimit i dyshuari kishte gjuajtur dhe dëmtuar xhamin e traktorit të viktimës. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy