Lajme

Një person po qëndron në murin e pendës së liqenit të Livoçit, policia e psikologu po negociojnë me të

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 19 January 2024

Të premten mbrëma një person është parë duke qëndruar në digën e liqenit të Livoçit në Gjilan.

Rastin për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, duke thënë  se sot rreth orës 19:40 kanë pranuar informacionin se një person i gjinisë mashkullore rreth moshës 40 vjeçare po tenton ta lëndojë veten duke hipur në murin e pendës së liqenit të Livoçit.

Hashani ka treguar se janë angazhuar njësitet relevante, zjarrfikësit, prokurori dhe psikologu nga spitali regjional. Të gjitha këto njësite janë duke u angazhuar në vendin e ngjarjes dhe po provojnë të bindin këtë person të largohet nga muri i pendës.

-Advertisement-

“Ju njoftojmë se më datën 19.01.2024, rreth orës 19:40, kemi pranuar një informatë se te penda e  fshatit Livoq i epërme është një person Mashkull/Kosovar/Shqiptarë, rreth moshës 40 vjeç duke tentuar të lëndoj veten i cili ka hyp në murin e pendës dhe është duke qëndruar aty. Me pranimin e informatës, janë angazhuar të gjitha njësitet relevante, njësiti zjarrfikësve, ndihma e shpejtë, prokuroi dhe  psikolog nga spitali regjional. Deri në këto momente të gjitha këto njësite janë të angazhuar në vendin e ngjarjes duke provuar që të bindin personin që të largohet nga muri i pendës”, ka thënë Hashani per Infokus./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera