Lajme

Një person ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:26 | 14 October 2020

Në 24 orët e fundit nga 650 mostra të marra nga ShSKUK, 80 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin korona, ndërsa një rast ka vdekur në MIQ, QKUK dhe 55 të shëruar.

“Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv në MIQ, QKUK”, bëhet e ditur nga raporti i IKShPK-së.

Numri total i rasteve pozitive është 16.425 raste nga 76.623 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 650 raste të vdekjes./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera