Lajme

Një person iku pa paguar në një pompë derivatesh në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 02 May 2023

Një person është ankuar në polici se një i dyshuar, të hënën rreth orës 1, pasi e ka mbushur veturën me derivate ka ikur pa paguar në një pompë në Zveçan, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, shuma që i dyshuari ka ikur pa e paguar është 35 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se një i dyshuar me veturën e tij është furnizuar me derivate në vlerë prej 35 euro dhe ka ikur pa paguar. Lidhur me rastin janë duke u marr njësitet kompetente”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera