Lajme

Një person iku nga stacioni policor i Suharekës

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 22 October 2022

Policia në Suharekë e kanë ndaluar një person në bazë të urdhërarresteve të gjykatës dhe i njëjti është shoqëruar për në stacionin policor të Suharekës.

I dyshuari pasi kuptoi se gjykata mori vendim për të ndaluar për 30 ditë në paraburgim të dyshuarin, ka ikur nga stacioni policor.

“Kur i dyshuari ka kuptuar se do të dergohen në paraburgim ai në një moment e ka shfytëzuar rastin dhe ka ik nga stacioni i Policisë. Policia janë vënë në kerkim të tij. Për të dyshuarin është hap edhe një rast penal për ikjen e tij nga organet e drejtësissë. Ndërsa lidhur me rastin nga Drejtori Rajonal I Policisë në Prizren, një zyrtar është suspenduar për 72 orë dhe Inspektoriati policor është njoftuar”, thuhet në komunikatën e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera