Lajme

Një person humbi ndjenjat tek Aeroporti i Prishtinës, polici bashkë me një qytetar ia shpëtojnë jetën

Autori: Gazeta inFokus 22:06 | 01 October 2021

Sot në ora 15:25, një person tek Aeroporti i Prishtinës ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.

Reagimi i menjëhershëm i policit me inicialet K.G dhe një qytetari me inicialet L.A ka bërë që qytetari t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes dhe t’i shpëtohet jeta, transmeton indeksonline.

I njëjti dërgohet për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

-Advertisement-

Komunikata e Policisë për këtë rast:

Sot më, 01.10.2021, rreth orës 15:25, para terminalit të Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), një qytetar (më vonë është identifikuar si F.Q., viti i lindjes 1972 nga Gjakova) ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve policorë, konkretisht policit K.G., një qytetari L.A., (viti i lindjes 1991, anëtar i Ekipit të Zhytjes nga Mitrovica) dhe personelit mjekësor të ANP-së, konkretisht Xh.R., ka bërë që qytetari të mbahet në jetë, t’i lirohen rrugët e frymëmarrjes, t’i bëhet reanimimi kardio-polmular dhe t’i stabilizohet gjendja. I njëjti dërgohet për në emergjencën e QKUK-së dhe pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar për në shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera