Lajme

Një person humb jetën nga COVID-19 në Kosovë, në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 29 October 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se 1 person e ka humbur jetën nga COVID-19 në 24 orët e fundit, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.058 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast Klinika e Kardiologjisë, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.

-Advertisement-

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 72 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera