Lajme

Një person gjendet i varur në pemë te Liqeni Articial, dalin detajet

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 02 October 2017

Nje person eshte gjetur i varur ne nje peme ne zonen e liqenit Artificial ne kryeqytet. Lajmin e ben me dije policise, nderkohe qe personin e pajete e konstatoi nje kalimtar qe kishte dale per vrap nga liqeni ne oret e para te mengjesit.

Informacioni i policisë

Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se : Në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik. Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur. Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera