Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në Shtëpinë e Pleqve në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 15:27 | 29 September 2021

Një i moshuar është gjetur i vdekur në Shtëpinë e Pleqve në fshatin Zahaç të Komunës së Pejës.Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Xhevat Ibraj, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 11:40 të ditës së sotme.

“Sot rreth orës 11:40 Policia është njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e pleqve në fshatin Zahaç të Komunës së Pejës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante policore. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku i Emergjencës nga Qendra e Mjekësisë Familjare”, ka thënë Ibraj.Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësiti i hetimeve, forenzika dhe prokurori i rastit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera