Një përfaqësues permanent i Ministrisë së Diasporës, së shpejti në Berlin
Autori: Gazeta inFokus 09:38 | 18 March 2018
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dardan Gashi, ka vizituar qytetin e Shtutgardit në landin e Baden Vutenbergut ku jetojnë rreth 120 mijë shqiptarë.
Gjatë takimit me përfaqësues të shoqatave nga qytete të ndryshme mbajtur në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgard, ai i informoi për proceset nëpër të cilat po kalon Ministria e Diasporës në këtë moment, si dhe për planet në të ardhmen e afërt që pritet të jetësohen në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Diasporës të Shqipërisë sipas marrëveshjeve të nënshkruara.
“Shumë shpejt, ne do të emërojmë një person përfaqësues të Ministrisë tonë në Ambasadën e Kosovës në Berlin, i cili do të merret ekskluzivisht me kërkesat dhe shqetësimet tuaja – pra do të jetë personi kontaktues për ju. Kjo do ta bëjë shumë të lehët edhe bashkëpunimin dhe komunikimin mes nesh”, tha Gashi.
Ministri po ashtu, në pyetjet rreth kartonit të gjelbër, tregoi se pagesa online që do të evitojë pritjet e gjata në kufi, është vetëm çështje javësh kur edhe do të fillojë së funksionuari, ndërsa është duke u punuar edhe në eliminimin e tërësishëm të kësaj pagese, por që si proces mund të merr kohë.
Në këtë land, ministri Gashi ndaloi tek shkolla shqipe në Eppingen ku mori pjesë në hapjen e modulit të dytë të trajnimit për mësimdhënësit e gjuhës shqipe në këtë land, e që modul është i certifikuar edhe nga enti shkollor i qytetit të Heilbronn.
Gjatë kësaj vizite, ministri Gashi u takua edhe me drejtoreshën e Shkollës ku po mbahet trajnimi, ndërsa përgëzoi mësimdhënësit për punën e tyre ndërsa porositi që të punohet sa më tepër më ndërgjegjësimin e prindërve dhe fëmijëve që të marrin pjesë në procesin e mësimit plotësues të gjuhës shqipe.
“Jam i gëzuar që shoh se mësimdhënësit këtu së bashku me autoritetet gjermane kanë arrit këtë nivel të mësimit konsullor të gjuhës shqipe, dhe është tejet inkurajuese kjo që po e shoh”, u shpreh Gashi.
Në fund, ministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, ndaloi edhe për vizitë te shkolla shqipe në Fellbach, dhe ishte prezent gjatë një ore të mësimit.
Aty porosia ishte e shkurtë dhe e qartë për fëmijët: “Ju lutem, merreni ju të gjithë edhe nga një shoqe, shok tuajin dhe silleni në shkollë për të mësuar gjuhën, historinë, gjeografinë dhe kulturën e identitetin shqiptar”.
Diaspora gjermane është kontribuuesi më i madh në Kosovë më anë të remitancave të cilat arrijnë shumën e rreth 350 milionë EUR në vit, ndërsa po ashtu prin edhe me shumën e investimeve të bëra në Kosovë nga afaristët shqiptaro-gjerman.
Të tjera
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...
-
Pse po i ndanë Kurti pensionistët e FSK-së nga 100 euroshi? Pyetja e zyrtarit të lartë të AAK-së
Zyrtari i lartë i AKK-së, Lahi Brahimaj ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë ...
-
TikTok-u i kërkoi sqarime Shqipërisë, i kundërpërgjigjet Rama
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj kërkesës së TikTok për “...
-
Nitaj: Ç’është kjo mesele? Veç vitrat jepen para se të falet Bajrami, por vitrat s’janë para të taksapaguesve
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj e konsideron komuniste sjel...
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...