Lajme

Një orë deri në verdiktin final ndaj krerëve të UÇK-së

Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 16 September 2026

Tanimë kanë mbetur një orë deri në fillimin e shpalljes së verdikitit nga Gjykata Speciale ndaj krerëvëe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kishin kërkuar që, për shkak të kompleksitetit të rastit, shpallja e aktgjykimit dhe caktimi i dënimit të bëheshin në ditë të ndryshme, në rast se verdikti do të ishte fajësues.

Kërkesa e mbrojtjes, e cila ishte kundërshtuar nga Prokuroria e Specializuar, nuk ishte aprovuar nga trupi gjykues, i cili vendosi të ndiqet praktika e aplikuar edhe në rastet e tjera të Dhomave të Specializuara.

-Advertisement-

Sipas raportimit nga Haga, në rast të një vendimi dënues, kohëzgjatja e dënimit do të bëhet e ditur më pas, ndërsa palët do të kenë mundësi të paraqesin parashtresat e tyre pranë trupit gjykues.

Gjatë seancës, aktgjykimi do të lexohet një nga një për secilin prej katër të akuzuarve. I pari do të jetë Hashim Thaçi, pasuar nga Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe në fund Jakup Krasniqi.

Seanca pritet të zgjasë për rreth dy orë.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy