Lajme

Një operacion i rrallë është kryer në klinikën e Kirurgjisë në QKUK

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 08 December 2021

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ekipi operator i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë kanë kryer një operacion të rrallë, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, thuhet se në këtë operacion i është hequr një pacienti një tumor i përmasave  36cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë.

“Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK-së.

-Advertisement-

Gjendja shëndetësore e pacientit është stabile dhe pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera