Lajme

Një omlet 6.35 euro në jug të Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 27 July 2018

Shtimi i numrit të pushuesve në plazhet e jugut të Shqipërisë, duket ua ka fshirë arsyen e të bërit biznes hotelierëve të kësaj pjese të bregdetit shqiptar, ku një omlet i bërë nga dy vezë shërbehet për 800 lekë të reja, që i bie 6.35 euro. Gazeta Shqiptare raporton për aksion të inspektorëve, të cilët jo vetëm po ndëshkojnë abuzuesit, por edhe po i mbyllin ato për periudhë njëmujore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se për shkak të mos lëshimit të kuponit tatimor në Durrës e Dhërmi janë mbyllur hotele dhe restorante të njohura, shkruan GSH.

Ndaj këtyre subjekteve është marrë masa e bllokimit 30 ditë kalendarike pasi është konstatuar për herë të dytë se nuk kanë dhënë kuponin tatimor për shërbimin e ofruar, shkruan Gazeta Shqiptare.

-Advertisement-

Sipërmarrjet që ushtrojnë aktivitetin në sektorin e turizmit të respektojnë detyrimet ligjore në funksion të përmbushjes së përgjegjësive tatimore, deklarimit të punonjësve dhe lëshimin e kuponit tatimor.

Mësohet se një prej aktiviteteve të bllokuara është edhe lokali ku veza omlet shitej për 800 lekë të reja,ose sipas kursit zyrtar – 6.35 euro.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera