Lajme

Një nxënës rezultoi pozitiv, izolohet e gjithë klasa në shkollën fillore në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 10 Dhjetor 2021

Në shkollën fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, të gjithë nxënësit e një klase janë izoluar për shkak se njëri prej tyre ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, Ilirian Pylla nga zyra për informim e Ministrisë së Arsimit.

“Gjatë ditës së sotme sipas informacioneve zyrtare në shkollën “Hasan Prishtina “ një nxënës ka rezultuar pozitiv me Covid-19, prandaj për arsye sigurie janë dërguar në shtëpi e gjithë klasa”, tha Pylla për Infokus.

Izolimi i gjithë klasës bazohet në masat e aprovuara nga Qeveria e Kosovës.

-Advertisement-

Ditëve të fundit në Kosovë janë shtuar edhe rastet e gripit sezonal. /Gazeta Infokus/

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy