Lajme

Një nxënës në Gjermani ther për vdekje shokun e klasës

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 23 January 2018

Një nxënës i shkollës se mesme pranë qytetit gjerman të Dortmundit është vrarë nga shoku i klasës, bëri të ditur policia.

Sipas njoftimeve, një nxënës 15 vjeç ka therur për vdekje një 14-vjeçar.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit, në shkollën e përgjithshme “Käthe Kollëitz” në qytetin Lynen.

-Advertisement-

Një adoleshent është arrestuar nën dyshimet për vrasje.

Policia tha se po heton rastin dhe nuk dha më shumë detaje.

Sipas mediave gjermane, edhe viktima, edhe i dyshuari janë shtetas gjermanë, ndërsa i fundit ka edhe pasaportë të Kazakistanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera