Lajme

Një nga sheshet kryesore të Ferizajt do ta bart emrin “Adem Demaçi”

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 31 July 2024

Njëri nga sheshet kryesore të qytetit të Ferizajt do ta bart emrin e “Adem Demaçit”.

Kështu njoftoi kryetari i kësaj komune Agim Aliu.

Aliu bëri të ditur se propozimi u mbështet edhe nga Asambleja Komunale.

-Advertisement-

“Në përvjetorin e amshimit të Bacës Adem, sot e gjithmonë ai është i gjallë mes nesh, me veprën e frymëzimin ndër breza. Faleminderit anëtarëve të Kuvendit për mbështetjen!”, tha Demaçi.

Veprimtari i çështjes kombëtare Adem Demaçi, njihet ndryshe edhe si “Mandela i Ballkanit”.

Demaçi u burgos nga pushteti i atëhershëm për 25 vjet.

Ai vdiq më 26 korrik 2018, në moshën 82 vjeçare.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera