Lajme

Një nga sfidat më të mëdha po zgjidhet: Spitali i Gjakovës bëhet me rezervoar të oksigjenit

Autori: Gazeta inFokus 21:37 | 18 January 2021

U.D i Drejtorit të Përgjithshëm të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, përmes një postimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se Spitali i Gjakovës është bërë më rezervuar të oksigjenit, duke thënë se një nga sfidat më të mëdha të kësaj pandemie po zgjidhet.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se javën e ardhshme vazhdojnë edhe me Spitalin e Pejës e spitalet e tjera.

Ky është postimi i plotë:

-Advertisement-

Edhe Spitali i Gjakovës bëhet me rezervoar të oksigjenit

Një nga sfidat më të mëdha gjatë kësaj pandemie po zgjidhet.

Pas Gjilanit, edhe Gjakova bëhet me rezervoar oksigjeni. Vazhdojme pastaj javën e ardhshme me Spitalin e Pejës, dhe keshtu me radhë për të gjitha spitalet e Kosovës.

Profesionistët shëndetësorë do t’a kenë punen më të lehtë, e pacientët sigurinë maksimale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera