Fun & Video

Një nënë e re ushqen me gji bashkëshortin e saj: Nuk e kisha menduar ndonjëherë…

Autori: Gazeta inFokus 12:07 | 24 December 2021

Nëpërmjet një videoje të publikuar në TikTok një nënë e re ka shpjeguar arsyen pse ka ndërmarrë hapin për të ushqyer me gji bashkëshortin e saj. Jennifer u shpreh pse partneri i saj i “mori vendin” foshnjës së tyre në procesin e gji-dhënies. Në videon e shpërndarë javën e kaluar në rrjetet sociale, ajo ka thënë:

“Ndodhin disa gjëra në martesë dhe të pasurit fëmijë, për të cilat thjesht nuk mund të përgatitesh. Dhe kjo është një prej tyre. Këtë fundjavë fillova të kem dhimbje në gjoksin tim të djathtë… Jam duke ushqyer me gji foshnjën time, ndaj mendova se ishte një kanal qumështi i bllokuar, gjë që ndodh shpesh tek disa njerëz. Por përfundova me temperaturë dhe mora antibiotikë.”

Por ilaçet dhe një sërë rekomandimesh nuk funksionuan, kështu që Jennifer ndoqi një hulumtim në internet.

“E gjeta këtë artikull teksa po lexoja në Google dhe thoshte se partneri juaj duhet të thithë bllokimin. Unë kurrë nuk do ta kisha menduar ta lija burrin tim të ushqehej me gji. As ai nuk ka dashur ndonjëherë, duhet ta sqaroj”, u shpreh ajo.

Ajo ka treguar se nuk ishte diçka shumë e lehtë për të dy, por në fund rrëfen se kishte funksionuar si metodë.

Të tjera