Lajme

Një mysafir i rrallë troket në dyert e kryeparlamentarit Konjufca

Autori: Gazeta inFokus 17:46 | 10 January 2020

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot ka pritur për vizitë kryetarin e Komunës së Mitrovicës së jugut, Agim Bahtirin, raporton Gazeta Express.

Konjufca për vizitën e Bahtirit ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook, ku edhe ka publikuar foto me të njëjtin.

“Kënaqësi me qenë i vizituar nga Kryetari i Komunës së Mitrovicës, zt. Agim Bahtiri”, shkroi Konjufca.

-Advertisement-

Kujtojmë që Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri para zgjedhjeve të gjashtë tetorit ka kaluar nga AKR-ja në Lëvizjen Vetëvendosje, parti me të cilën kishte treguar afërsi edhe para se të anëtarësohej.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera