Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarit që tërhoqën 95 mijë euro nga banka

Autori: Gazeta inFokus 18:48 | 08 April 2022

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të dyshuarve për tërheqjen e 95 mijë eurove.

“I.A. Shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale keqpërdorimi i besimit nga neni 330 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën penale në bashkëkryerje mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

SH.B. Shtetas i Republikës së Kosovës, i dyshuar për shkak të veprave penale në bashkëkryerje mashtrimi nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së dhe veprën penale rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve nga neni 391 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 të KPRK-së” thuhet në njoftimin e Gjykatës.

-Advertisement-

Gjykata në këtë rast gjen se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të lartpërmendura, dhe ky dyshim i bazuar mbështet nga faktet dhe provat të cilat janë të bashkangjitura deri në këtë fazë.

“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit i Përgjithshëm kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë” thuhet në deklaratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera