Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarit që grabitën kazinonë

Autori: Gazeta inFokus 16:07 | 12 January 2018

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj të pandehurve A.H., M.SH., V.K., L.O.

Të pandehurit, A.H., M.SH., V.K. dyshohet se me dashje, në bashkëveprim dhe në mënyrë të organizuar, kanë kryer grabitje me forcë në kazino “Kajot” dhe po ashtu i pandehuri A. H. gjatë grabitjes ka përdor armën, duke kërcënuar punëtorin e kazinosë, e të cilën armë ia kishte shitur i pandehuri L.O. Me këtë i pandehuri A. H. dyshohet se ka kryer veprat penale: grabitje dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Të pandehurit M.SH. dhe V.K. dyshohet kanë kryer veprën penale: grabitje.

-Advertisement-

Ndërsa i pandehuri L. O. dyshohet ka kryer veprën penale: dhënia e ndihmës në kryerjen e veprës penale.

Pas leximit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake ka ardhur në përfundim që janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve, pasi që me Kodin Penal të Republikës së Kosovës, parashihet dënim i lartë për këto vepra penale.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera