Lajme

Një muaj paraburgim për shtetasin e Shqipërisë që vrau dy të rinj në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 20 November 2017

Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.I, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

Të pandehurit L.I i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, duke filluar nga data 19 nëntor deri më 19 dhjetor.

Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit L.I është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.

-Advertisement-

I pandehuri L.I është shtetas i Republikës së Shqipërisë dhe dyshohet se me datë 29 gusht ka privuar nga jeta të rinjtë E.A dhe A.G në Prishtinë dhe me këto veprime dyshohet se ka kryer veprën penale Vrasje e rëndë. I njëjti ka qenë në arrati nga 29 gushti deri dje kur edhe është paraqitur vetë në polici. P

ala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera