Një muaj paraburgim për personin që dyshohet se i kërkoi haraç profesorit, Mustafa Bajrami
Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 11 August 2018
Gjykata e Gjilanit i ka caktuar paraburgimin prej 30 ditësh personit i cili u arrestuar pas denoncimit të Mustafa Bajramit për Haraç
Prokuroria e shtetit ka kërkuar paraburgim për personin i cili u arrestuar dje nën dyshimin se kishte dërguar mesazhe tek profesori i shkencave Islame Mustafa Bajrami.Ky i fundit në një postim në Facebook kishte pretenduar se dikush po i kërkonte Haraç35 mijë euro.Prokurori Arben Ismajli i cili është duke u marrë me rastin ka thënë se kërkesa për paraburgim është dorëzuar në gjykatë ndërsa pritet që gjykata të vendosë për kohën sa do zgjasë paraburgimi.
“ Në bazë të provave rasti është i cilësuar si “ngacmim” pasi që i dyshuari vazhdimisht ka derguar mesazhe kërcënuese, ka mundesi që të dalë edhe ndonjë vepër thetër por deri me tani mund të them se rasti është “ngacmim” besoj se deri neser do te merret vendimi për masën e paraburgimit”, ka thënë prokurori Arben Ismajli.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese profesorit të shkencave islame, Mustafa Bajrami.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit.
Hashani po ashtu ka konfirmuar se Policia është duke e hetuar rastin e raportuar të kërcënimit ndaj Mustafa Bajramit.
“Po mund të konfirmojë një rast të kërcënimit të cilin është duke e hetuar Policia. Në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:00, është arrestuar një person i cili dyshohet t’i ketë dërguar mesazhe kërcënuese”, tha zëdhënësi i Policisë për KALLXO.com.
Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”., .
Ky është postimi i tij i plotë:
“LAJMËRIM PUBLIK!
HARAÇI ME GJAK VAZHDON NË KOSOVË!
(Viktima e fundit jam unë dhe familja ime e dhashtë Zoti të jemi të fundit)
Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.
I them botnisht zotëriut dhe zotërinjëve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashta vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë.
Dinjitetin tonë familjarë kemi për ta ruajtur, për aq sa dimi dhe për aq sa mundemi. Presim ndihmën e shtetit tonë..!”
Të tjera
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...
-
Konjufca bisedon me delegacionin e Azisë Jugore për njohjen e Kosovës nga vendet mosnjohëse
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti në takim delegacionin n...
-
Stano mirëpret deklaratat e qeverisë për zbatim të marrëveshjes, por kërkon veprim
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...